UBT News

Këshilli i Prindërve: Kërkesa për tubime politike në shkolla e paturpshme

Këshilli i Prindërve të komunës së Prishtinës u reagoi partive politike lidhur me mbajtjen e tubimeve politike në shkolla.

Sipas Këshillit të Prindërve, përveçse është e papranueshme si kërkesë, kjo është e rrezikshme për shkak të situatës me COVID-19. Këshilli i Prindërve u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave dhe Drejtorisë komunale të Arsimit, të refuzojnë kërkesa të tilla.

“Ne jo vetëm që e vlerësojmë se kjo kërkesë është e papranueshme, por edhe rrezikshme (e besa edhe e turpshme), nga kushdo që e bën në këtë situatë që jemi, kur mezi i kemi hapur shkollat. Çdo aktivitet i tillë në shkolla i rrezikon fëmijët, stafin e shkollave por dhe krejt procesin mësimor. Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve, anëtarë të Këshillave Drejtues të shkollave, drejtorëve të shkollave dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit që kërkesat e tilla të refuzohen plotësisht dhe të na i raportojnë partitë politike e individët që i bëjnë kërkesat e këtilla.Shkollat janë të nxënësve, fushatat mbajini jashtë!”, thuhet në reagimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version