UBT News

Këshilli i Evropës thotë se deportimi i fëmijëve në Rusi është një politikë ‘gjenocidi’

Dëshmitë për dëbimet e fëmijëve në Rusi barazohen me “gjenocid”, ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Deportimet e fëmijëve janë “planifikuar dhe organizuar qartë në mënyrë sistematike” si politikë shtetërore, u pajtuan 46 shtetet anëtare të grupit të të drejtave të njeriut. Sipas Asamblesë Parlamentare, ka prova se fëmijëve të dëbuar u ndalohej të flisnin ukrainisht, u ekspozuan ndaj propagandës dhe riedukoheshin në gjuhën, kulturën dhe historinë ruse.

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska tha para asamblesë: “Gjykata e Hagës ka ndaluar dy të dyshuar, por në realitet ka mijëra prej tyre, sepse ky nuk është një krim i rastësishëm. Është një politikë e tërë dhe një mekanizëm i ndërgjegjshëm i Rusisë – të tjetërsojë fëmijët tanë, duke i privuar ata nga familjet, emrat, gjuha, rrënjët e tyre”./UBTNews/

Exit mobile version