UBT News

Këshilli i BE-së i jep dritën jeshile liberalizmit të vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian sot dha dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kjo do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) të hyjë në veprim ose nga 1 janari 2024.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Exit mobile version