Këshilli Grevist i SBAShK-ut dhe Këshilli Grevist i BSPK-së mëngjesin e së enjtes kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë.
Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se greva do të vazhdojë edhe përkundër presioneve të vazhdueshme.
Pastaj nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.
E më pas nga ora 11:00 do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.