UBT News

Këshilli Gjyqësor i reagon Albulena Haxhiut

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me deklaratën e saj për këtë institucion.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KGJK-ja ka thënë se reagimet e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve.

“Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale.

Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Haxhiu ka thënë se s’do t’i mbështesë KPK-në dhe KGJK-në “kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve”.

“Unë nuk dua t’i mbështesë këto këshille kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve. Në momentin kur nuk ka reagime si ajo e incizimeve, natyrisht që do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë. Edhe sot paralajmëroj Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial nëse nuk duan të punojnë bashkërisht për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

Exit mobile version