UBT News

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar në Organizatën Veriatlantike (NATO), përsëriti të martën kryediplomati i bllokut, Josep Borrell.

“Jam i sigurt se ata do të marrin mbështetje të fuqishme nga të gjitha shtetet anëtare sepse kjo rrit unitetin dhe na bën më të fuqishëm”, u tha Borrell reporterëve para takimit në Bruksel, duke shtuar se ‘shpreson’ që NATO do të arrijë t’i tejkalojë kundërshtimet e Turqisë.

“Jam i sigurt se Këshilli do të mbështesë ekstremisht… anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia i ka vendosur disa objektiva. Shpresoj që NATO do të arrijë t’i tejkalojë ato”, deklaroi ai tutje.

Turqia, e cila është si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, ka shprehur rezerva për integrimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë./UBTNews/

Exit mobile version