Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë edhe 1 miliard euro shtesë Ukrainës “për shkak të çështjes urgjente”. Mbështetja totale e Bashkimit Evropian për Ukrainën që nga fillimi është 2.2 miliardë euro.
Zbyner Stanjura, ministri i Financave i Çekisë tha: “Ndihma e vazhdueshme materiale dhe financiare s’është opsion, por detyrë e jona. Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliard euro ndihmë makro-financiare. Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike”, theksoi ai./UBTNews/