UBT News

​Këshilli euro-atlantik i Serbisë: Rusia synon të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar dhe për të krijuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt në Kosovë, ka thënë kryetari i Këshillit euro-atlantik të Serbisë, Dragan Sormaz.

Përmes një reagimi në X, ai ka thënë se rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë.

Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar, manipuluar dhe inkurajuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt. Rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë – romë, boshnjakë, goranë…”, ka shkruar ai.

Exit mobile version