UBT News

Këshilla për nënat: Si të menaxhojmë ngërçet e foshnjës?

Mëmësia, për shumë femra, përfaqëson një proces të ndërlikuar dhe shpesh të vështirë, sidomos kur vjen momenti i lindjes së parë. Kjo periudhë shoqërohet me emocione të ndryshme, si frika, gëzimi dhe shqetësimi, që mund të ndikojnë në mënyrën se si ato e përjetojnë këtë përvojë të re. Përballja me ndryshimet fizike dhe emocionale, së bashku me pritshmëritë shoqërore dhe përgjegjësitë e reja, mund ta bëjnë këtë moment një sfidë të veçantë. 

Është e nevojshme të mendohet pozitivisht dhe të ketë vetëkontroll, sepse pas lindjes pason puna më e vështirë, pra të ushqyerit e bebes me gji, ndërkaq krahas të ushqyerit me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe. Ngërçet në stomak (shtangimet abdominale) paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë e zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale.

Shkaku i ngërçeve është i panjohur edhe sot, por njëri prej shkaktarëve konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare, enzimat në zorrë nuk janë të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.

Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë, te foshnja paraqiten lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin.

Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë, me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri. Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?

Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji i zbut ngërçet në stomak, nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme e të shtrihet që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben), foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.

Mbas dhënies gji foshnja të ngrihet që të gogësijë, më së miri është të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës), hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë.

Lëngu i konsumuar vetëm plotëson vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit) por nuk do të zvogëlohen dhembjet, foshnjës do t’i ndihmoni nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, mbështetni në parzmat tuaja./UBT News/

 

Exit mobile version