Nëntori sapo hyri dhe shumica nga ne mund t’i kemi parrë pagat sot apo do t’i marrim ditëve në vazhdim.
Thonë se ashtu siç i merr, edhe i shpenzon por nëse edhe ti ëndërron për një jetë plot me pasuri sepse në fund të fundit kush nuk e do një jetesë ku paratë nuk janë shqetësim?
Fillimi i muajit është momenti perfekt për të manifestuar jetë të qetë në aspektin financiar, andaj fillo duke menduar se çka do të arrish – qëndrueshmëri financiare, një shtëpi ëndrrash, një jetë të qetë apo lirinë për të eksploruar botën.
Trego mirënjohje për çfarë ke, mirënjohja është element i fuqishëm në procesin e manifestimit. Para se të nisesh për të arritur dëshira të reja, ndalo dhe vlerëso atë që ke. Kjo ndjenjë pozitive që po kultivon është si një magnet që tërheq më shumë të mira drejt teje.
Vizualizo jetën që dëshiron, mbyll sytë dhe imagjinoje veten duke jetuar jetën e ëndrrave të tua. Përjeto lumturinë dhe kënaqësinë që sjellin këto përjetime. Vizualizimi i qëllimeve mund të jetë i fuqishëm për t’i përafruar mendimet dhe ndjenjat e tua me atë që dëshiron të arrish.
Vendos qëllime të qarta, pas reflektimit, është koha për të vendosur qëllime të qarta. Shkruaji ato që dëshiron të manifestosh këtë muaj në terma pozitivë.
Krijo një plan veprimi, manifestimi nuk është vetëm të dëshirosh e të presësh, ai kërkon veprim. Harto një plan që përfshin hapat që ndërmerr për të arritur ëndrrat. Pavarësisht nga qëllimet e tua, mund të duhet të kursesh para, të investosh në diçka të re, të krijosh një rrjet kontaktesh, apo të fillosh një punë tjetër.
Përdor pohime pozitive, përsëritja e tyre forcon besimin e përkushtimin tënd. Afirmimet ndihmojnë për të mbajtur një qëndrim pozitiv dhe për t’u përqendruar në qëllimet e tua. Këtu janë disa afirmime që mund t’i përdorësh:
“Unë jam i/e denjë për pasuri dhe begati.”
“Paratë më vijnë me lehtësi.”
“Unë tërheq veç të mira në jetën time.”
“Jam i/e hapur për të pranuar gjithë të mirat që universi ka për të ofruar.”
Përsëriti këto afirmime, sidomos në fillim të muajit. Përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve e veprimeve konkrete, mund të ndërmarrësh hapat e parë drejt një jete plot pasuri dhe liri financiare. /UBTNews/