UBT News

Këshilla se si ta ruani shpinën gjatë punës së gjatë në kompjuter

Në një kohë kur shumica e aktiviteteve të përditshme kalojnë para ekraneve të kompjuterëve dhe telefonave shëndeti i shpinës është një nga shqetësimet kryesore. Shumë persona kalojnë orë të tëra në pozita të këqija, duke ekspozuar shpinën ndaj një stresi të tepruar dhe duke kontribuar në zhvillimin e dhimbjeve kronike të shpinës dhe problemeve të tjera muskulore.

Pozita e ulur para ekranit, sidomos kur është e pasaktë, shkakton tensione në qafë, shpatulla dhe shpinë, duke ndikuar negativisht në funksionimin e muskujve dhe nyjave. Kjo çon  në forma të ndryshme të dhimbjes kronike, si: Dhimbje të ulërës ose të qafës, që me raste përkeqësohet me kalimin e kohës. Për të parandaluar këto shqetësime dhe për të mbajtur shëndetin e shpinës në një gjendje të mirë, është e rëndësishme të praktikojmë disa zakone gjatë kohës që kalojmë para ekraneve.

Mbajtja e qëndrimit të duhur është hapi i parë: Uluni në pozicion të drejtë, me supet e tërhequra pas dhe duar që mbështesin krahët në kënd 90°. Përdorimi i një karrigeje ergonomike, që mbështet shtyllën kurrizore, ndihmon në ruajtjen e një pozite të shëndetshme.

Pushimet e shpeshta janë thelbësore, bëni pushime të shkurtra çdo 30 minuta, shtrirë trupin. Ushtrimet e shtrirjes dhe forcimit janë të rëndësishme për përmirësimin e fleksibilitetit dhe forcës muskulore. Stërvitjet si shtrirjet e qafës, joga dhe pilates janë të shkëlqyera për të mbajtur trupin të shëndetshëm. Kjo ndihmon në lehtësimin e tensioneve dhe parandalimin e problematikave të ardhshme të shpinës.

Një tjetër këshillë është të ruani distancë të duhur nga ekrani, për të minimizuar tensionet në sytë dhe qafë. Pozita e shikimit duhet të jetë në nivelin e syve, dhe ekrani duhet të jetë në distancë të përshtatshme, për të shmangur lëvizjet e tepërta të kokës. Një tjetër faktor që kontribuon në dhimbjet e shpinës është stili i jetesës sedentare. Aktivitetet fizike, si ecja, noti ose pedalimi, ndihmojnë në forcimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Pra, duke pasur kujdes për qëndrimin dhe duke bërë ushtrime të thjeshta, e parandaloni nga problemet e zakonshme që lidhen me shëndetin e shpinës në këtë epokë digjitale.

/UBT News/

Exit mobile version