UBT News

Këshilla se si mund të keni një trup të tonifikuar

Një rutinë që duhet ndjekur çdo ditë, në këtë artikull do të ju tregojmë ca këshilla për të pasur për një kohë të gjatë një dekolte të bukur, falë pesë ushtrimeve të mira.

Mos e kini frikë ujin e ftohtë…dhe ushtroni krahët dhe shpatullat.

Sporti për gjoksin – Noti dhe gjimnastika e ujit ndihmojnë që të keni një gjoks të tonifikuar dhe të bukur pa lodhje e krejt kjo falë veprimit të ujit, trupi përjeton një masazh të vërtetë dhe gati-gati ngurtësohet. Cilin lloj noti mund të zgjidhni? Atë me shpinë dhe stilin bretkosë. Duke notuar si bretkosë, përfshini krahët duke forcuar gjoksin dhe muskujt, me stilin në shpinë mësoheni t’i mbani shpatullat hapur, një pozicion për ta mbajtur në mendje, se i jep bukuri gjoksit.

Ushtrimi i përditshëm – Në periudha delikate të jetës, si në shtatzëni ose pas lindjes, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjoksit. Fitnesi në ujë ose palestër dhe përdorimi i peshave të vogla do t’ju ndihmojë mbi forcimin e gjoksit. Nëse nuk keni kohë, mbushni dy shishe me rërë dhe përdorini si pesha.

E dini se pastrimi i dritareve ju ndihmon të riforconi gjoksin?

Ndërkohë që bëni pastrimet, provoni të tkurrni dhe të ç’tkurrni muskujt në mënyrë vullnetare: gjoksi në këtë mënyrë do të bëhet më i tonifikuar.

Sekrete të bukurisë – Jo dietave yo-yo: i pari që paguan “çmimin” është gjoksi, përveç lëkurës që bëhet me shenja çarje. Pini shumë ujë dhe ushqehuni me një dietë të pasur me perime dhe fruta. Për të tonifikuar muskujt e gjoksit përdorni ujin e ftohtë. Për të ushqyer lëkurën në thellësi, përdorni vaj natyral dhe kokosi.

Si uleni?

Vëzhgoni pozicionin kur jeni ulur në tryezë ose në tavolinën e punës. Qëndrimi i mirë e ndihmon shëndetin e shpinës, por është edhe recetë bukurie që nxjerr në pah gjoksin. Shpina duhet të jetë drejtë dhe shpatullat të hapura. Joga dhe pilates, japin kontribut të rëndësishëm, sepse falë një praktike të rregullt mund të ndërgjegjësoheni më shumë për pozicionet e gabuara që keni tendencë të qëndroni. Ndër të tjera, ju mund të rrisni elasticitetin, fleksibilitetin dhe harmoninë.

Çdo ditë

Vrapi ju mban në formë dhe është ushtrim i dobishëm për kraharorin. Kur vraponi, vëzhgoni më shumë mënyrën me të cilën lëvizni. Zakoni i të ecurit me kokën lart dhe me shpatullat drejt, përmirëson pamjen e gjoksit, por edhe vetëbesimin e ndjesinë e brendshme: më të forta, guximtare dhe gati për të përballuar jetën. /UBTNews/

Exit mobile version