E kemi dëgjuar shpesh të përmendet e që nuk është aspak e këndshme.
Bëhet fjalë për astmën e cila është një sëmundje kronike që prekë individë të të gjitha moshave.
Ajo mund të kontrollohet me trajtimin e duhur dhe kur nuk mund të kontrollohet shfaq shqetësime dhe kufizon aktivitetet e përditshme.
Është një sëmundje që manifestohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vjen me sulme.
Në astmë, ka një inflamacion jo mikrobial në rrugët e frymëmarrjes, prandaj, muri i rrugëve të frymëmarrjes është i fryrë dhe edematoz.
Ankesat si kolla, gulçimi dhe ndjenja e presionit në gjoks ndodhin menjëherë me stimuj të tillë si pluhuri, tymi dhe aroma.
Në krizë, muskujt që rrethojnë rrugët e frymëmarrjes tkurren, edema dhe ënjtja rriten dhe muri i rrugëve të frymëmarrjes trashet me inflamacion progresiv.
Mukoza e trashë (gëlbazë) lirohet nga gjëndrat në rrugët e frymëmarrjes, kjo ngushton rrugët e frymëmarrjes dhe ajri pengohet të hyjë dhe të dalë në mushkëri.
Por, cilat janë simptomat e saj?
Gulçim;
Fishkëllimë;
Kollë e thatë;
Ndjenjë presioni në gjoks.
Një tjetër pikë e rëndësishme është se pacientët ndihen mirë përveç sulmeve, faktorët që shkaktojnë simptoma të astmës quhen nxitës.
Shkaqet e zakonshme të astmës:
Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes;
Alergjenët (marimangat e pluhurit të shtëpisë;
Polenet;
Sporet e kërpudhave;
Zbokthi i kafshëve, buburrecat);
Duhanpirja;
Ndotja e ajrit;
Ilaçet;
Lëndët ushqyese;
Refluksi;
Stresi dhe ushtrimet fizike.
Pritshmëritë nga trajtimi:
Marrja dhe mbajtja e kontrollit të simptomave;
Mbajtja e një niveli normal të aktivitetit, duke përfshirë stërvitjen;
Mbajtja e funksioneve të mushkërive sa më normale.
Çfarë është një sulm astmatik?
Kur simptomat e astmës shfaqen ose përkeqësohen e shoqërohen me përkeqësim të testeve të frymëmarrjes, humica e sulmeve përparojnë ngadalë.
Sulmet me fillim të papritur ndodhin në pakicë pacientësh dhe mund të ketë ngushtim të papritur të rrugëve të frymëmarrjes. në përmbledhje,
Është e mundur të parandalohen sulmet nëse merren rregullisht kontrolle të rregullta mjekësore, ilaçet e marra me inhalim në dozën e përshkruar nga mjeku pulmonolog janë të sigurta.
Pacientët që nuk shmangin faktorët nxitës e nuk janë nën mbikëqyrjen e rregullt mjekësore mund të përjetojnë sulme fatale. /UBTNews/