TikTok është vendi ku mund të gjesh këshilla për çdo gjë. Nën hashtag-et #exercisetips #beginner-friendlyworkouts apo #beginnerworkoutips, për shembull, mund të gjeni qindra video me këshilla rreth fillestarëve në fitness.
Më poshtë, gjeni 9 prej këshillave më virale të TikTok. Mbani shënime dhe përpiquni të disiplinoheni!
#1
Krijoni një listë me “Pse”. Pse po filloni stërvitjen. Rendisni gjithë arsyet dhe rishikojeni sa herë doni ta lini pas dore ose përtoni.
#2
Krijoni playlist-ën perfekte muzikore. Zgjidhni këngë motivuese, të fuqishme dhe që ju i pëlqeni.
#3
Fillojeni me ushtrime që i pëlqeni dhe gradualisht kaloni tek ato që “urreni”.
#4
Bëni një plan. Organizohuni.
#5
Gjeni një partner stërvitjeje dhe nëse nuk keni, shijojeni si një moment me veten.
#6
Mos e komplikoni shumë. Fillojeni më gjëra të thjeshta, por me efekt.
#7
Bëni pyetje. Kërkoni informacionet që ju duhen nga burime të sigurta, shihni disa këndvështrime.
#8
Përqendrohuni te vetja dhe progresi i vetes, jo i dikujt tjetër.
#9
Më e rëndësishmja: Jini të qëndrueshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shihni rezultat.
Burimi: Bustle