Me përshpejtimin e tretjes zgjidhen shumë probleme shëndetësore të cilat e përcjellin punën e ngadalshme të sistemit të tretjes.
Në atë mënyrë nxjerrim jashtë tepricën e lëngjeve nga organizmi dhe ndihemi më lehtë dhe më të shëndetshëm.
Nëse jeni ndër ata njerëz të cilët një kohë të gjatë kanë probleme me kapsllëkun, patjetër lexoni dhe aplikoni këto këshilla.
Shtoni sasinë e vajit në ushqim
Për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes dhe për t’u pastruar duhet të hani edhe sa më shumë vajra natyrale të cilat gjenden mjaft në pemë arrore, fara dhe avokado.
Shmangni ushqimin e thatë
Ushqimit të thatë i nevojitet më shumë lagështi në mënyrë që të tretet më mirë. Andaj, hani artikuj të lëngshëm dhe të zier, jo të thatë. Ushqimi më i keq për zorrë të ngadalshme janë biskota të orizit, biskotat nga thekra, pupagjelat, pemët e thata, muesli.
Pastroni organizmin
Personave të cilët kanë probleme me tepricën e kilogramëve dhe me tretjen e ngadalshme u rekomandohet pastrimi i organizmit. Për këtë nevojitet vullnet i fort, mirëpo me ndihmën e personit të dashur më lehtë me siguri do ta detyroni veten në këtë veprim.
Shmangni ushqimin e papërpunuar
Ushqimet të cilat bazohen në artikuj të papërpunuar termikisht janë shumë të shëndetshme, mirëpo për tretjen e tyre nevojiten enzima të veçanta, ndryshe nga ato të cilat shërbejnë për tretje termike të ushqimit të përpunuar.
Mënyra popullore e pastrimit të organizmit është ajo që një apo dy ditë të pini vetëm lëng të freskët nga pemët dhe perimet.
Mënyra tjetër është që një ditë në javë të pini vetëm ujë dhe të mos hani kurrfarë ushqimi të ngurtë. Nëse dëshironi edhe të thjeshtësoni pastrimin, praktikoni gjithmonë të njëjtë ditë në javë.
Shmangni bukën, makaronat dhe kokrrat e tërshërës
Ky është ushqim i rëndë i cili ngadalëson punën e zorrëve dhe nxit shtimin e peshës trupore. Prandaj, karbohidratet e thjeshta, të cilat në mënyrë “perfide” na mbushin me energji afatshkurtër, zëvendësoni me drithëra kokrrash të plota.
Konsumoni më shumë drithëra kokrrash të plota
Ato janë karbohidrate të përbëra të cilat në afat të gjatë na mbushin me energji dhe gradualisht shkrijnë shtresat yndyrore. Drithërat e plota janë kuinoa, elbi, meli, tërshëra dhe orizi, mirëpo variantit të tyre të shëndetshëm i nevojitet kohë më e gjatë që të zihet, rreth 20 minuta.