UBT News

Këshilla kundër dhjamit në bark

Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot. Por shumë dhjam rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh. Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.

Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme.

Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit dhe duhet kombinuar me dietë të shëndetshme me bazë perimesh.

Gjeni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, çiklizmi, apo vrapimi.

Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet djegim kalori. Studimet si tek njerëzit ashtu dhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje. U zbulua se personat që s’flenë mjaftueshëm janë të lodhur ditën e djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.

Cilat janë ushqimet që luftojnë dhjamin në bark?

Ka raste kur lexojmë materiale në internet mbi ushqimet që luftojnë dhjamin në bark na çon në konfuzion, pasi listat janë të ndryshme. Nuk ekziston ndonjë dietë magjike kundër dhjamit në bark, por kur mbani një dietë të shëndetshme është dhjami i barkut ai që largohet i pari:

Ushqimet e pasura me fibra

Konsumi i 10 gramëve fibra ndihmon për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë.Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.

Ushqimet që përmbajnë proteina

Proteinat ju mbajnë të ngopur për kohë të gjatë e duhet një kohë më e gjatë për t’u tretur. Është llogaritur se për të siguruar 100 kalori nga ushqimet proteinike, trupi përdor 30 kalori (por vetëm 12 kalori për yndyrë dhe 7 për karbohidrate). Kjo është arsyeja pse listat përmbajnë ushqime si kos, mish pa dhjam, vezë dhe peshk ose fasulet, legumet, arroret dhe farat e perime të posaçme. 1 vezë përmban 7 gramë proteinë. 1 gotë quinoa ka 8 gramë proteinë, 5 gramë fibra. Arrat përmbajnë proteina, fibra e yndyra të shëndetshme dhe të gjitha këto janë të shkëlqyera për t’u konsumuar mes vakteve.

Ushqimet që përmbajnë ujë

Zënë hapësirë më të madhe. Shumë fruta dhe perime përmbajnë ujë dhe elementë ushqyes e s’përmbajnë shumë kalori. Kjo është arsyeja pse janë në çdo listë, sidomos shalqiri. Frutat tjera që përmbajnë ujë janë: Qitro, pjepri, portokalli etj. Perimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë trangulli, sallata jeshile, selino, kungulli, domatja, lakra etj. Këto lloj frutash përmbajnë jo vetëm ujë por edhe shumë fibra, elemente ushqyese dhe antioksidantë.

Ushqimet e nxehta dhe pikante

Duhet më shumë kohë për t’i konsumuar. Nëse ushqimi është pikant do të konsumoni më pak në sasi, pikantet përmirësojnë metabolizmin.

Ushqimet që ngrenë nivelin e metabolizmit

Këtu bëjnë pjesë çaji jeshil pasi ka përbërës kimik EGCG që nxit rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Piperi i kuq përmban kimikate që njihet për metabolizmin. Capsaicina rrit nxehtësinë e brendshme të trupit dhe për këtë kërkohe nivel i lartë energjie. Disa studime sugjerojnë se uthulla ndihmon në reduktimin e yndyrës në trup. Mund të ekzistojnë shumë ushqime tjera për heqjen e dhjamit rreth belit, duhet të dini që s’ka ndonjë mrekulli për këtë gjë, thjesht ndryshimit në stilin e jetës dhe ushtrimet ju ndihmojnë dhe të evitoni këto 8 ushqime. /UBT News/

Exit mobile version