UBT News

Këshilla efektive për lehtësimin e dhimbjeve menstruale

Cikli menstrual i çdo gruaje është i ndryshëm. Derisa për disa është pa dhimbje, shumë të tjera përjetojnë simptoma si: dhimbje, fryrje, të përziera, të cilat jo vetëm që ndikojnë fizikisht, por edhe mendërisht.

Ekspertët thonë se në vend që të mbështeteni në ilaçet që japin lehtësim jo afatgjatë, është e rëndësishme të punoni në shëndetin e brendshëm për ta trajtuar çështjen nga shkaku i saj rrënjësor.

Mjekja indiane, Alka Vijayan, ka ndarë disa këshilla efektive që mund të përfshihen në rutinën e përditshme të dikujt për lehtësim afatgjatë nga ngërçet dhe dhimbjet e periodave.

“Ato mund të mos tingëllojnë si rregullime të shpejta, por ato janë padyshim udhëzuesi përfundimtar për mbajtjen nën kontroll të periodave tuaja, e cila përndryshe shkon keq gjatë periudhave duke bërë që dikush të përfundojë me ngërçe të forta, dhimbje koke, të vjella dhe shumëçka tjetër”, përshkroi ajo.

Më poshtë i gjeni pesë këshilla që sugjeroi Vijayan:

Pini çaj kopër

Përdorni vaj susami për gatim

Masazh i trupit me vaj susami

Shmangni stërvitjen gjatë periodave

Ulni marrjen e sheqerit dhe ëmbëlsirave me sheqer.

Exit mobile version