UBT News

Kervan: Të jemi të bashkuar për amanetin e Adem Jasharit

Kryetari i grupit multietnik në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan në seancën e sotme solemne të Kuvendit për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së u shpreh se ishte lufta çlrimitare që i solli fitore Kosovës, e cila po përparon me hapa të fortë dhe sigurtë.

Kervan tha se beteja e familjes Jashari u shndërrua inspirim për rininë e Kosovës. Ai bëri thirrje të tejkalohen dallimet politike për të çuar përpara amanetin e komandatit legjendar, Adem Jashari.

“Ishte lufta çlirimitare që i solli fitore Kosovës sonë, e cila po përparon me hapa të forta dhe sigurta. Beteja e familjes Jashari u shndërrua në inspirim për rininë, që edhe ata të jenë të gatshëm për të ofruar çdo lloj sakrifice për të jetuar të lirë….Sot në rrugën e përbashkët që na kanë lënë amanet ata ne kemi ndërtuar shtetin demokratik shtetin e së drejtës, gjithëpërfshirës me të drejta të garantuara kushtetuese për gjithë qytetarëve të tij. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë, por deri këtu erdhëm së bashku. Dhe aspak e lehtë nuk do të jetë ditët që na presin as angazhimi që po na pret deri në arritjen e qëllimeve kryesore për shtetin tonë…Duke lënë me një anë edhe dallimet politike sot më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi të bashkuar për atdheun për amanetin e Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve na sollën këtë liri”, tha ai.

Exit mobile version