UBT News

Kërpudhat magjike luftojnë depresionin

Drogat halucinagjene që gjenden te “kërpudhat magjike”, mund të kenë efekt të shpejtë në trajtimin e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi.

Një tabletë 25 mg psilocybin i vë pacientët në një gjendje si ëndërr, duke e bërë terapinë psikologjike më të suksesshme. Por efektet anësore afatshkurtra mund të jenë të frikshme, thotë ky studim. Megjithatë ekspertët thonë se duhen ende studime më të mëdha në këtë drejtim.

Rreth 100 milionë njerëz në mbarë botën përballen me depresion serioz klinik që nuk i përgjigjet asnjë trajtimi të disponueshëm, madje 30% tentojnë vetëvrasje.

Shkencëtarët ka vite që studiojnë efektet e psilocibinës në çrregullimet e shëndetit mendor. Studimet e fundit kanë qenë premtuese, por shumë të shkurtra për të vlerësuar efektet e qëndrueshme.

Në këtë provë të fundit të botuar në New England Journal of Medicine, doza 1mg, 10mg dhe 25mg u testuan në një total prej 233 personash nga dhjetë vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ku ato me 25mg dhanë rezultate më të mira./UBTNews/

Exit mobile version