Numri i rasteve me infeksionin “kërpudhat e zeza” në Indi ka shkuar në 10 mijë. Sëmundja, e njohur si “mukormikoza”, është një infeksion i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës që po shfaqet gjithnjë e më shumë te pacientët e shëruar nga COVID-19, posaçërisht te ata me diabet.
“Ky infeksion papritmas u paraqit nga java e dytë e majit dhe brenda 15 ditësh numri i rasteve me këtë infeksion shkoi në 10 mijë”, deklaroi ministri Mansukh Mandaviya.
Së paku 120 raste të vdekjes u shënuan në shtetin Maharashatra, shtëpia e qytetit më të populluar Mumbai. Vetëm në Maharashatra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 2 mijë e 245 raste me këtë infeksion.
Ndërkohë, disa shtete po përballen me mungesë të ilaçit Amphotericin B, i cili përdoret në trajtimin e kërpudhave të zeza./UBTNews