Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i ka ndihmuar Rusisë të dëbojë fëmijë nga Ukraina, sipas një raporti nga Parlamenti Evropian.
Komiteti i Punëve të Jashtme tha se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) duhet të shqyrtojë lëshimin e urdhër-arrestit për presidentin bjellorus, mbi “rolin e regjimit në transferimet e paligjshme të fëmijëve”. Kjo është njëjta akuzë sikurse ajo që ICC-ja ngriti kundër Putinit dhe komisioneres së Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, në muajin mars.
Gjatë muajit mars, hetuesit e OKB-së vendosën se dëbimi i detyruar i fëmijëve në Rusi përbën krim lufte. Së paku 19 mijë fëmijë janë dëbuar nga Ukraina në Rusi apo ndarë nga prindërit e tyre, që nga fillimi i luftës, sipas Ukrainës./UBTNews/