UBT News

Kërkohet unitet për dialogun

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar konsensus brenda partive parlamentare në Kuvend për dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila duke komentuar letrën e sotme të presidentit të ShBA-së, Joe Biden drejtuar presidentes Vjosa Osmani, tha se duhet të vendosen parime të qarta për dialogun.

“Ky është një proces që e dimë se ka filluar shumë gjatë, por e dimë që duhet të ketë një ristartim me parime të vendosura qartë brenda spektrit politik në Kosovë. Është kompetencë e qeverisë dhe së shpejti pritet të prezantojë gjithashtu qëndrimin e saj në raport me dialogun. Por ne në Kuvend duhet të mbesim të përkushtuar që në çështjen e dialogut, por edhe jo vetëm si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis”, tha ai.

Këto komente, Kusari-Lila i dha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që të hënën të mbahet debat parlamentar për vaksinat.

Exit mobile version