UBT News

Kërkohet shtyrja e zgjedhjeve në veri të Kosovës

​Koalicioni i Organizatave jo Qeveritare DnV ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit. Sipas DnV-së, në situatën aktuale është e pakuptimtë të insistohet në mbajtjen e zgjedhjeve. Në reagim thuhet se KQZ e ka të pamundur të organizojë zgjedhje normale dhe të sigurohet personeli.

“Është e qartë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pothuajse të pamundur që të realizojë operacionet përkatëse zgjedhore për mbajtjen e rregullt dhe normale të këtyre zgjedhjeve. Madje, KQZ-ja e ka pasur të pamundur që një gjë të tillë t’ a bëjë edhe me asistencën e Policisë. Bazuar në këtë situatë, është vështirë e besueshme që do të mund të garantohet siguri në këto komuna për qindra persona të angazhuar si staf zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, si dhe mijëra qytetarë me të drejtë vote. Për më tepër, probleme mund të ketë edhe me hapjen e vet qendrave të votimit. Në rrethanat aktuale të mungesës së sigurisë për stafin zgjedhor, mungesën e kandidatëve të komunitetit serb në garë, si dhe gjasave të pakta për pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje, DnV kërkon nga presidentja e vendit që të iniciojë konsultimet me akterët relevantë për të shtyrë zgjedhjet në katër komunat veriore”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version