Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, ka organizuar të premten konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”.
Qëllimi i këtij takimi është që të theksohet rëndësia e përdorimit të gjuhës së shenjave si një mënyrë për arritjen e të drejtave për gjuhën e shenjave, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, si dhe procesin e zhvillimit të koncept-dokumentit për gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet edhe për konceptdokumenti që ka të bëjë me ofrimin e gjuhës së shenjave për personat e shurdhër.
“Sot ne jemi këtu për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare dhe për të diskutuar për progresin, sfidat dhe vështirësitë që kemi në fushën e të drejtave për personat me aftësi të kufizuar, ne veçanti për peronat e shurdhër. Natyrisht për të ju informuar me procesin e ri që e kemi marr si qeveri, për të zhvilluar koncept dokumentin që ka të bëjë me lehtësimin apo ofrimin e gjuhës së shenjave në përgjegjësi për personat e shurdhër për të diktuara për progresin e sfidat që kemi në edukim, shëndetësi e mirëqenie sociale”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi, ka thënë se prioritet i qeverisë së Kosovës është që të siguroj mundësi dhe të drejta të barabarta e qasje për të gjithë qytetarët pa dallime.
“Qëllimi i qeveris është që të siguroj mundësi të barabartë për të gjithë, qasje për të gjithë. Qeveri është e përkushtuar për zbatimin e kornizës politike dhe politikave që janë në fuqi që janë në respektim e personave me aftësi të kufizuara. Duhet të punohet edhe më shumë, të bëhen reformat në shkolla, duke filluar me personelin. Jemi në proces të përfundimit të strategjisë për personat me aftësi të kufizuar… Zotohemi në përmbushjen e të gjitha obligimeve që kemi si qeveris jemi të gatshme që duhet të punohet më shumë, institucionet duhet të organizohen. Në çdo institucion do të ofrojmë shërbime për personat me aftësi të kufizuar. Vetëm bashkë mund ti zgjidhim problemet tona”, ka thënë ajo.
Besnik Parduzi, kryetar i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, ka thënë se shpreson që koncept-dokumenti për këta persona i hartuar nga qeveria të kaloj deri ne dhjetor të këtij viti.
“Sot mblidhem që të reflektojmë se cilat janë sfidat që përballemi. Koncept dokumentin është dorëzuar një draft dhe shpresojmë që deri në fund të dhjetori kjo të aprovohet dhe të kemi hapa të tjerë për komunitetin e shurdhërve. Shpresoj që kjo të arrihet deri në dhjetor, që koncept-dokumenti të kalojë”, ka thënë ai.