UBT News

Kërkohet përgjegjësi dhe efikasitet për mbrojtjen e viktimave të krimit

Me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional” të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur tryeza regjionale e institucioneve përkatëse nga rajoni i Pejës, në kuadër të javës për mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të krimit.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërorë dhe ndërkombëtare, ku është diskutuar me theks të veçantë për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të krimit.

Ky takim është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, i cili ka potencuar së nga kjo tryezë duhet nxjerrë konkluzione të cilat do të shërbejnë në rritjen e efikasitetit në punën profesionale të secilit institucion përgjegjës për mbrojtën dhe respektimit të drejtave të viktimave të krimit.

“Nga ky takim rajonal dhe ndërinstitucional duhet të nxjerrën konkluzione të cilat do shërbejnë në rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe njëkohësisht do bëjnë të mundur që zinxhiri institucional të funksionoj me mirë se deri me tani në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të viktimës”, u shpreh Kurmehaj.

Po ashtu, Kryeprokurori i Pejës theksoi se duhet përfituar nga praktikat me të mira ndërkombëtare sa i përket rasteve kur viktimat e krimit duhet mbrojtur dhe njëkohësisht parandalimin e veprave penale ndaj tyre.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe dy prokurorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët patën rastin të ndajnë provoja të ndryshme të rasteve të punës se tyre për përvojat e krimit.

Në fund të diskutimeve të ndryshme gjatë kësaj tryeze, u tha se do të nxjerrën konkluzione të cilat do të shërbejnë për ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizimit të trajtimit të këtyre rasteve.

Exit mobile version