UBT News

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni që theri për vdekje një tjetër të mitur

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore t’i caktohet masa e paraburgimit të miturit që dyshohet se theri për vdekje një tjetër të mitur në Prizren, pas një përleshje fizike. Ndërsa dy të mitur tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Dje në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike mes disa të miturve, ku janë përdorur edhe mjetet e mprehta. Në bazë të informacioneve njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale.

Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret, të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika.

Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi./UBTNews

Exit mobile version