UBT News

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet që kultivoi dy parcela me bimë narkotike

Një person dyshohet se kultivoi dy parcela me 317 bimë narkotike në Gjakovë, për cka prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

A.H është nga Shqipëria i cili po dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainë ose bimëve të kanabisit”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope. Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021

Exit mobile version