Prokuroria Themelore në Gjilan po kërkon masën e paraburgimit për katër zyrtaret e Komunës së Kamenicës të cilët dyshohen për keqpërdorimin e pozitës apo autoriteti zyrtar dhe keqpërdorimin dhe mashtrimin në prokurim publik.
Sipas Prokurorisë, A.K, P.J, I. Z, dhe F.D janë katër prej të arrestuarve.
E sipas komunikatës, A.K me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës se prokurimit publik me titull “Furnizim me dollap për shkolla” në komunë Kamenicës, e ku në që mënyrë thuhet që nuk ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata me përfitim për vete, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Kamenicës në shumën prej 35.731.50 euro.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të pandehurve A.K., P.J., I.Z. dhe F.D., të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, me 20 Tetor 2020, i pandehuri A.K., me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Furnizim me dollap për shkolla’’ në komunën e Kamenicës, në atë mënyrë që nuk ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata me përfitim për vete, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës së Kamenicës në shumë prej 35.731.50 €. Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Tutje thuhet se “Të pandehurit P.J., I.Z. dhe F.D., më 13 nëntor 2020, kanë keqpërdor pozitën apo autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre, ashtu që nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që pa u siguruar lidhur me sigurimin dhe pranimin e mallit kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit në tenderin e lartshënuar, ku pa e pranuar mallin në kundërshtim me ligjin i kanë transferuar mjetet prej 35.731.50 € operatorit ekonomik ARF SHPK – Fushë Kosovë. Në këtë mënyrë, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ të KPRK-së”.