Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri ka ushtruar sulm seksual ndaj një të miture.
I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.