UBT News

Kërkohet paraburgim ndaj tre shtetasve serbë që u kapën me drogë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre shtetasve serbë që u kapën me mbi 11 kilogramë drogë në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgimin e P.S, A.V dhe S.A, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërsa, i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi ka mbajtur në pronësi dy (2) pistoleta, një (1) karikator dhe njëqindeshtatëdhjetegjashtë (176) fishekë, të cilat iu janë sekuestruar./UBTNews

Exit mobile version