UBT News

​Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, nën dyshimet se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 21 tetor 2025 rreth orës 20:20, në Seqishtë, Hani i Elezit, saktësisht te Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri ka organizuar-kontrabanduar kalimin e jashtëligjshëm të migrantëve, saktësisht pesë persona me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Personi i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20 euro, e më pas i merr personat nga shteti i Serbisë, hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon te vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe t’i shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

I mituri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orë./KP

Exit mobile version