UBT News

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale L.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

Sipas njoftimit, me datën 04 shkurt, afër fshatit Soponicë të Komunës së Kaçanikut, me përdorimin e forcës, ka detyruar të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me të cilën do të kryente veprën penale “Dhunimi”.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Exit mobile version