UBT News

Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për grabitje të armatosur në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., dhe F.G., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar si grup i përbashkët, kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ne bashkëkryerje “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes, nga Policia si prova materiale janë sekuestruar: Pistoleta e tipit F.B, nr 15567 me një karikator dhe 7 copë fishek te kalibrit 9 mm, pistoletë pa nr.serik me 2 karikator 15 copë fishek te kalibrit 9 mm, një kapelë e zezë dhe një palë dorëza të punës dhe një (1) jelek antiplumb”, thuhet në komunikatën për media. 

Exit mobile version