UBT News

Kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin për bashkëpunim me BIA-n, Fehim Sali

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që t’ia caktojë masën e paraburgimit prej një muaji Fehim Salit, i dyshuar për veprën penale “Spiunazhi”.

Seanca dëgjimore ndaj Salit ka nisur në orën 09:00. Ai ishte arrestuar të enjten në mëngjes në pikën kufitare në Merdar, teksa dyshohet se po tentonte të kalonte në drejtim të Serbisë.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarë të kësaj agjencie.

Pas arrestimit të tij, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit në Dragash, ku, sipas autoriteteve, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Sali punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit. Më herët, ai kishte qenë i angazhuar për dy mandate në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës së Kosovës, nga i cili ishte shkarkuar në vitin 2024.

Gjykata pritet të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit./A.K/

Exit mobile version