Shoqata Kombëtare Karen (KNU) në Mianmar i kërkoi OKB-së të shpallë shtetin Kayin zonë të ndaluar për fluturime, për të ndaluar sulmet ajrore të ushtrisë së Mianmarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Provinca KNU Kayin ka bërë thirrje për një takim urgjent të OKB-së për të ndaluar sulmet e mundshme ajrore në qytetin Lay Kay Kaw, njofton DVB.
Ndërkaq, kërkohet që shteti Kayin të shpallet zonë e ndaluar për fluturime kundër sulmeve të mundshme ajrore nga ushtria e Mianmarit që mund të synojnë popullsinë civile në rajon.
Ndërsa përleshjet midis grupeve të armatosura etnike vazhdojnë të përshkallëzohen, KNU lëshoi një deklaratë dje duke dënuar përdorimin e forcës së tepruar të ushtrisë në Lay Kay Kaw.
Gjithashtu kërkohet që ushtria e Mianmarit të tërheqë trupat e saj nga zona e konfliktit dhe të ndalojë ndërhyrjen e saj në politikën rajonale.
Deklarata e KNU-së falënderon Tajlandën për pranimin e azilkërkuesve ndërsa u kërkon autoriteteve të saj që të ofrojnë strehim të përshtatshëm për refugjatët që duhet të kalojnë kufirin për shkak të konflikteve dhe të largohen nga vendi.
Theksohet se më 20 dhjetor, numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur i kaloi 10 mijë kur 4 mijë persona të tjerë kaluan lumin Thaung Yin dhe u larguan në Tajlandë për shkak të intensifikimit të konflikteve në rajon.