Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), ka reaguar pas arrestimit të mjekut Ibrahim Hoti, duke kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48-orësh pas një video-incizimi që u publikua dje në media.
Nga FSShK-ja thonë se i apostrofuari nuk paraqet rrezik për shoqërinë, teksa vlerësuan rolin e tij gjatë pandemisë.
“FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes. Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë, përkundrazi gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi. FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre”, thuhet në reagim.
Mjeku Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasi refuzoi t’i ofrojë shërbime shëndetësore një të moshuari./UBTNews