UBT News

Kërkohet intensifikim i bashkëpunimit mes MPB-së dhe EULEX-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti sot në takim shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë takim të dy palët shprehën gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit.

“Sot prita në takim Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark me të cilin, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.Po ashtu, në këtë takim të dy palët shprehëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.”, shkroi Veliu në Facebook./UBTNews

Exit mobile version