UBT News

Kërkohet heqja e orës policore

Në takimin e sotëm virtual, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë heqjen e orës policore në masat e reja që pritet të merren pas dy jave.

AKK-ja po ashtu kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Po ashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Nga ana tjetër, u.d. e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku deklaroi se sipas vlerësimit të përgjithshëm, këto masa duhet të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nisur shkolla dhe është fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale më 17 tetor.

Gexha-Bunjaku informoi kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë./UBTNews

Exit mobile version