Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13 vjeçarit Ender Cahani nga Prizreni.
Siç informoi Policia, e ëma e Enderit, Jeta Cahani e ka parë për herë të fundit djalin më 8 dhjetor, derisa ajo lajmin për zhdukjen e djalit e ka raportuar më 10 dhjetor.
“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të. Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”, bëri të ditur Policia.
Sipas ankueses, viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13 vjeçar.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin (fëmijën) e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, bëri të ditur Policia.