Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Ilir (Xhemё) Isufi, i cili kërkohej për veprat penale: “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”.
Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë.
I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.