UBT News

Kërkimet në rrënojat e qendrës tregtare në Kremenchuk do të zgjasin dy deri në tri ditë

KREMENCHUK, POLTAVA PROVINCE, UKRAINE, JUNE 28: Ukrainian servicemen work clearing up the debris of a shopping mall targeted by a missile strike in Kremenchuk, Ukraine, June 28th, 2022. (Photo by Narciso Contreras/Anadolu Agency via Getty Images)

Pastrimi i rrënojave në qendrën tregtare në qendër të qytetit të goditur nga një raketë ruse të hënën është duke u kryer, tha Vitalii Maletskyi, kryebashkiaku i Kremenchuk.

Maletskyi i tha televizionit ukrainas të mërkurën se: “Ekipet e kërkim shpëtimit nga tri rajonet e Ukrainës janë në vendin e ngjarjes. Ata ende s’e kanë arritur epiqendrën e shpërthimit. Është edhe një zonë e madhe për të punuar ku u shemb tavani, u shembën strukturat mbajtëse”.

Dmytro Lunin, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Poltava-s, tha se pastrimi i rrënojave do të vazhdojë për dy deri në tre ditë.

25 persona janë dërguar në spital, shtoi ai. Një person ka ndërruar jetë në spital./UBTNews/

Exit mobile version