UBT News

Kërkesa për orë inteligjente u rrit me 47% në fillim të vitit

Tregu i orëve inteligjente nuk po shfaq fare shenja ngadalësimi, përkundrazi po rritet. Strategy Analytics përllogarit se shitjet e orëve inteligjente u rritën me 47% krahasuar me një vit më parë në tre mujorin e dytë të 2021.

Gjatë pranverës janë shitur afro 18.1 milionë orë inteligjente. Këtë rritje Strategy Analytics ja atribuon kërkesës për pajisje shëndetësore.

Mendohet se pandemia është një prej arsyeve për këtë kërkesë të lartë. Apple mban 52% të tregut ndërsa produkti më i shitur është Apple Watch Series 6.

Samsung gjithashtu pati rezultate pozitive me rritje prej 54% të shitjeve. Garmin, një kompani tjetër e përfshirë në biznesin e orëve dhe rripave fitnes shënoi rritje me 25%.

Të tjerët, ku përfshihen brende si Fossil, u rritën me 55%. Mendohet se rritja do të vazhdojë. Apple Watch Series 7 është pranë debutimit ndërsa Galaxy Watch 4 nga Samsung me sistemin operativ WearOS mund të rivitalizojë shitjet e orëve inteligjente Android.

Brende si Oppo dhe Xiaomi me ofertat e tyre low-cost dhe LTE do të ndihmojnë sektorin. /PCWorld Albanian.

Exit mobile version