Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media, pas kërkesës së Serbia i ka bërë KFOR-it që të kthejë 1 mijë trupa në Kosovë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku deklaroi se në momentin që Policia rrezikohet, do të dalin në mbrojtje të saj.
“Nëse dikush mendon që t’i realizojë kërkesë Serbisë për futjen e 1 mijë trupave në Kosovë, ne i themi atyre që e lejojnë tyre që e lejojnë të futen se ne ju kemi dalë përballë 50 mijë trupave e 100 mijë trupave gjatë kohës së luftës në Kosovë, e natyrisht që do t’i dalim përsëri përpara në ballë dhe do të ballafaqohen ushtarakisht edhe me neve si luftëtarë të UCK-së”, tha Klinaku, duke shtuar se presin që të mos vijë deri te kjo situatë.
Ai shtoi se kanë kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës, Qeverisë, por edhe Kuvendit që Qeveria duhet të bashkëpunojë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me SHBA-në që të qetësojnë situatën në veri dhe të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët, sepse siç tha ai mund të eskalojë gjendja.