UBT News

Kërkesa e Kinës për qymyrin rus po kompenson sanksionet perëndimore

Kina po blen sasi rekord të qymyrit të lirë rus, edhe pse vendet perëndimore i kanë vendosur Moskës një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës.

Në prill, jo vetëm që ekonomia e dytë më e madhe në botë bleu më shumë qymyr nga Rusia se kurrë më parë, por gjithashtu eliminoi tarifat e importit për të gjitha llojet e qymyrit.

Importet e qymyrit të Kinës nga Rusia pothuajse u dyfishuan midis marsit dhe prillit, duke arritur në 4.42 milionë tonë metrikë, sipas të dhënave tregtare nga Refinitiv.

Rusia ka kaluar Australinë si furnizuesi i dytë më i madh i Kinës që nga viti i kaluar dhe tani përbën 19% të importeve të saj të qymyrit, nga 14% që kishte në mars.

Lulëzimi i tregtisë së qymyrit nxit të dyja palët. Pavarësisht premtimeve të guximshme për të trajtuar krizën klimatike, Kina tani është e përqendruar në nxjerrjen e ekonomisë së saj nga rënia dhe ka nevojë për qymyr për të furnizuar termocentralet dhe për të prodhuar çelik për projektet e infrastrukturës. Nërsa Rusia ka nevojë dëshpërimisht për klientë të rinj për lëndët djegëse fosile, pas sanksioneve që po iu bëhen si rezultat i të bëmave në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version