Një 19-vjeçar është arrestuar në Kaçanik pasi që i njëjti ka kërcënuar një 21-vjeçare.
Policia ka njoftuar se E.J është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orë e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje thuhet se “Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.