Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë në kuadër të Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte kanosur anëtarët e familjes së tij.
“Gjatë veprimeve të zgjeruara hetimore hetuesit policorë pas një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë të llojit pistoletë. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit J. Sh., 54 vjeçar, me vendim te prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprat “Kanosje”, ”Armëmbajtje pa leje’ dhe “ Dhunë në familje’.