Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ishte kërcënuar nga një person të hënën.
“Unë marrë kërcënime shpesh, ato që i konsideroj më serioze i paraqes tek organet e drejtësisë dhe atyre ju takon të merren me rastin”, ka thënë Lladrovci për klankosova.tv.
Po ashtu edhe në raportin 24 orësh të policisë thuhet se paraqitja e rastit tek organet e rendit ishte bërë më 10 maj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për shqetësimet e tij lidhur me rastin e kanosjes që kishte marrë përmes rrjetit social. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.