UBT News

Kërcënohet një grua në Prishtinë

Dje është kërcënuar për vrasje një grua në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe i janë konfiskuar dy armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews

Exit mobile version