UBT News

Kërcënohet kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Mëngjesin e së hënës, një person ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Policia tha se kishin pranuar telefonatë nga Kuvendi i Komunës rreth orës 9:30.

Policia thotë se ka vepruar dhe i është përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e Stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orësh.

Policia nuk jep më shumë detaje rreth këtij rasti ndërsa shton se po vazhdojnë hetimet.

Exit mobile version