Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, teksa njoftoi se nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin.
“Rasti ka ndodhur më datë 14, ndërsa me 15 është lajmëruar rasti nga viktima, që në këtë rast është kryetari i Pejës. Janë dy raste të cilat janë cilësuar si kanosje përmes rrjeteve sociale. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë e hetimeve rajonale”, tha Gashi./UBTNews